Tubim madhështor në Vrapçisht – prezantohet kandidati i VLEN-it për kryetar komune, Memet Seferi

7 tetor 2025, koalicioni VLEN vazhdoi karavanin e tubimeve zgjedhore me një tubim madhështor në Vrapçisht, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës, Memet Seferi – një emër i njohur për përkushtim, integritet dhe vizion.

Në fjalimet e mbajtura u theksua se VLEN është shndërruar në opsionin e vetëm të besueshëm për shqiptarët, gjë që është dëshmuar përmes projekteve konkrete gjatë 15 muajve të qeverisjes.

Mbështetja në rritje dhe entuziazmi që shoqërojnë çdo tubim të VLEN-it janë tregues të qartë se ndryshimi dhe fitorja janë shumë pranë.

VLEN për Vrapçishtin – për zhvillim, dinjitet dhe shpresë të re!