Kryetari Zeqirija Ibrahimi në Hasanbeg dhe Gazibabë: Projekte konkrete dhe hapje e shtabit të VLEN-it

Më 19 shtator, kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi, zëvendëskryeministrin e parë, z. Izet Mexhiti, dhe kryetarin e Komunës së Gazibabës, z. Boban Stefkovski, morën pjesë në promovimin e punimeve për rrjetin e kanalizimit në fshatin Hasanbeg – një projekt i mbështetur nga Qeveria VLEN dhe nga Komuna e Gazibabës.

Ky është një hap i madh drejt zgjidhjes së një problemi disadekadësh të banorëve të kësaj ane. Përveç kësaj, Qeveria VLEN ka vendosur që në Hasanbeg të ndërtohet edhe një çerdhe e re. Fondet janë siguruar dhe shpallja publike do të bëhet brenda dy javëve.

Kryetari Ibrahimi, në fjalën e tij, theksoi gjithashtu rëndësinë e një arritjeje tjetër për këtë komunitet: ndërrimin e emrit të shkollës së Hasanbegut nga “25 Maji” – mbetje e periudhës jugosllave – në “22 Nëntori”, në nderim të alfabetit shqip.

Po ashtu, me këtë rast u hap edhe shtabi zgjedhor i VLEN-it për Komunën e Gazibabës dhe u promovua bartësi i listës së këshilltarëve, z. Enis Zeqiri.

VLEN, nën drejtimin e liderëve të saj, po sjell një standard të ri në politikë: realizim të projekteve konkrete në nivel lokal dhe përfshirje të njerëzve të rinj, të ndershëm dhe me vizion të qartë.

Puna jonë në shërbim të qytetarëve vazhdon…