Jemi përcaktuar që ta bëjmë betejën kundër krimit dhe korrupsionit dhe këtë e kemi dëshmuar me punën tonë. Ne jemi partia e parë në RMV që ka dalë me propozim që lufta kundër korrupsionit të sanksionohet edhe në kushtetutë, në mënyrë që lëndët e korrupsionit politik të mos vjetrohen asnjëherë.
Duke qenë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike e duke bashkëpunuar me miq ndërkombëtarë, kemi prodhuar mundësi digjitalizimi që e kanë ulur ndjeshëm korrupsionin dhe ky ka qenë angazhimi ynë praktik në këtë fushë.