Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN për komunën e Sarajit.
Gjatë fjalës së rastit, Ibrahimi ka nënvizuar se me Muhamed Elmazin në krye të Sarajit do ti japim goditjen e fundit atyre që për model e kanë Sasho Mijalkovin.
“Në Saraj, që është një vend i bekuar nga Zoti, por i shkatërruar nga drejtuesit e tij të deritanishëm, sot u dëshmua sërish vendosmëria për ndryshim!
Së bashku me krerët e VLEN, hapëm zyrtarisht shtabin zgjedhor të Sarajit, ku gjithashtu promovuam kandidatin tonë për kryetar komune, Muhamed Elmazin.
Një kuadër profesionist, bir i këtyre trojeve, që e njeh çdo rrugë, çdo lagje dhe çdo problem të kësaj komune. Ai është garanci për zgjidhje konkrete dhe qeverisje të ndershme pas 19 tetorit!
Sot, Derveni me këtë prani masive e entuziazëm të jashtëzakonshëm, dëshmoi se është gati t’i japë goditjen e fundit regjimit që ka trashëguar modelin e Mihajllkovit dhe Gruevskit, një regjim që s’ka më vend në Saraj!
Saraji VLEN dhe këtë herë ndryshimi do të ndodhë bashkë me ju!”, nënvizoi Ibrahimi.