Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN për komunën e Butelit.
Gjatë fjalës së rastit, Ibrahimi ka nënvizuar se lista e Butelit, është lista e fitores.
“Në Butel, së bashku me krerët e VLEN, hapëm zyrtarisht shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit!
Me këtë rast, promovuam edhe listën tonë të këshilltarëve, e cila do të udhëhiqet nga Behar Rexhepi, një profesionist i dëshmuar, i përkushtuar dhe i gatshëm të jetë në shërbim të qytetarëve!
Buteli është pjesë e pandashme e Shkupit, dhe shqiptarët këtu po rriten çdo ditë, në numër, në vetëdije dhe në zë.
Tash është koha që ky zë të kthehet në fuqi vendimmarrëse!
Ashtu siç festuam fitoren më 8 maj të vitit të kaluar, kësaj here le ta vulosim ndryshimin më 19 tetor!”, nënvizoi Ibrahimi.