Gashi uron Numan Kurtulmuş për rizgjedhjen si Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë

Gashi uron Numan Kurtulmuş për rizgjedhjen si Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka uruar homologun e tij turk, Numan Kurtulmuş, për rizgjedhjen si Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë.
Gashi thekson se rizgjedhja e Kurtulmuşit është një konfirmim i qartë i besimit dhe vlerësimit për udhëheqjen e tij të përgjegjshme dhe vizionare.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të RMV, kam kënaqësinë t’i përcjell urimet e mia më të përzemërta z. Numan Kurtulmuş për rizgjedhjen si Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë. Ky është një konfirmim i qartë i besimit dhe vlerësimit për udhëheqjen e tij të përgjegjshme dhe vizionare”, ka shkruar Gashi.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve dhe është zotuar për përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet e fuqishme miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, shpreh përkushtimin tim serioz për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona”, përfundon Gashi, duke i uruar Kurtulmuşit suksese të mëtejshme në detyrën e tij të rëndësishme.