Sot, kur përmbylla një vit nga koha kur mora mandatit si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizova një konferencë për media për të ndarë me publikun raportin e punës sime njëvjeçare.
Një vit sfidues, por mbi të gjitha inkurajues. Me përgjegjësinë që më është besuar, kam punuar çdo ditë me vizionin për ta bërë Kuvendin një institucion më të hapur, më efikas dhe më afërt me qytetarët.
Prandaj angazhimi im ka qenë i vazhdueshëm në këto shtylla:
Efikasitet dhe efektivitet
Transparencë dhe digjitalizim
Diplomaci parlamentare
Kuvend i hapur dhe i qasshëm
Llogaridhënie dhe funskion mbikëqyrës
Ngritje e kulturës politike
Ky është vetëm viti i parë i mandatit, dhe në mënyrë empirike mund të vërehen rezultate pozitive në këto fusha, ndërkaq, me përulësi dhe vendosmëri do të vazhdoj të punoj çdo ditë që vizioni im për një Kuvend përfaqësues si shtëpi për të gjithë, të bëhet realitet i prekshëm për vendin dhe për qytetarët.




