Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Sh.T. Paolo Palminteri

Kisha kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Italisë, Sh.T. Paolo Palminteri, me të cilin diskutuam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ekonomik. Theksova angazhimin tonë në realizimin e aspiratave europiane dhe shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Iltaisë në këtë proces. Dy rezolutat e miratuara nga Parlamenti Italian në vitin 2021 dëshmojnë angazhimin e Italisë për procesin eurointegrues të vendit tonë. I urova suksese në mandatin e tij dhe u pajtuam të inkurajojmë bashkëpunimin në nivele të ndryshme për të ruajtur marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.Required fields are marked *