Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi, mori pjesë në panel diskutimin për ‘Demokracinë brendapartiake’
Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi, ishte pjesëmarrës në panel diskutimin për ‘Demokracinë brendapartiake’ të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje.
“ Kisha kënaqësinë që si përfaqësues i Alternativës, të jem pjesëmarrës në panel diskutimin për ‘Demokracinë brendapartiake’ të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje
Në kuadër të konferencës ‘Transparenca e partive politike’ u prezantuan edhe rezultatet e analizës të realizuar nga Forumi për politika të arsyeshme, dhe rezulton që Alternativa ka arritur përparim të dukshëm në të gjitha segmentet e analizës.
Ky fakt na bën krenar dhe të përkushtuar, që të vazhdojmë të punojmë, të përmirësohemi në çdo segment në bashkëpunim të ngushtë me këta institucione që kujdesen për demokracinë në vend.”, thuhet në njoftim.