Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takoi Mbretin e Suedisë, Shkëlqesinë e Tij, Karl XVI Gustaf.

Privilegj dhe nder i madh që gjatë vizitës sime në Suedi, kisha mundësinë të takoj Mbretin e Suedisë, Shkëlqesinë e Tij, Karl XVI Gustaf.
Ky takim shënon një moment të veçantë, për të afirmuar marrëdhëniet e ngushta miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, si dhe për të diskutuar mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha, përfshirë atë të zhvillimit ekonomik, diplomacisë dhe sigurisë. Shpreha falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Suedisë dhe angazhimin serioz për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, dhe Maqedonisë së Veriut në veçanti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *