Propozojmë që Maqedonia e Veriut të shndërrohet në një zonë zgjedhore, me prag zgjedhor prej 2% dhe me mundësi që në zgjedhje, përmes votimit elektronik, edhe qytetarët tanë jorezidentë ta shprehin vullnetin e tyre politik. E kur kësaj t’ia shtojmë edhe listat e hapura, jam i bindur se Maqedonia e Veriut do të jetë shembull i jetës demokratike jo vetëm në Ballkan.