Kryetari i Kuvendit z. Afrim Gashi mirëpriti në takim Tawfig F. AlRabiah, ministër për Haxh dhe Umrah të Arabisë Saudite

Pata nderin të mirëpres në takim Tawfig F. AlRabiah, ministër për Haxh dhe Umrah të Arabisë Saudite, me të cilin konfirmuam marrëdhëniet e shëndosha diplomatike.
Diskutuam për intensifikimin e komunikimit politik dhe parlamentar, ku konstatuam se kemi hapsirë për të thelluar bashkëpunimin përmes marrëveshjeve dypalëshe, mundësimit të linjave ajrore direkte dhe formimit të grupit parlamentar për bashkëpunim me Lindjen e Mesme dhe Gjirin Arab. Mbetemi të përkushtuar për të zgjeruar komunikimin në çdo nivel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *