Mora pjesë dhe në konferenën tematike të Formulës së Paqes, kushtuar pikës së pestë, “Zbatimi i Kartës së OKB-së dhe rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror”. Vlen të theksoj që kjo konferencë është një ngjarje që ndjek rezulatet dhe angazhimet e ndërmarra në Samitin e Parë të Paqes, që u mbajt në qershor të këtij viti në Zvicër.
Me këtë rast, theksova që mbështetja e Ukrainës në forma të ndryshme është obligim për të gjithë ne, ashtu siç është edhe inkurajimi i iniciativave për sigurinë, stabilitetin dhe paqen globale.
Kjo konferencë ishte një aktivitet anësor i Samitit të Tretë Parlamentar I Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që po zhvillohet në Riga, bashkë me shumë takime dhe aktivitete produktive.