Kryeparlamentari Gashi mori pjesë në Samitin e Tretë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në Riga

Ishte privilegj i vaçantë të marr pjesë në Samitin e Tretë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në Riga, një ngjarje kyçe për të bashkuar liderë të vendeve demokratike në mbështetje të Ukrainës e integritetit të saj territorial, dhe për të përçuar mesazh të fuqishëm agresionit rus.
Në fjalën time të rastit, theksova që kjo betejë nuk është vetëm e Ukrainës, por e të gjitha forcave demokratike. Prandaj është detyra jonë të qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të këtij vendi dhe në ruajtjen e parimeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, të cilat tashmë po kërcënohen jo vetëm në Ukrainë por edhe në Lindjen e Mesme, duke thelluar kështu krizën dhe sigurinë globale.
Gjithashtu, potencova që Maqedonia e Veriut ka formuar Grup Parlamentar Ndërpartiak në mbështetje të Platformës së Krimesë, një hap i rëndësishëm që e konfirmon përkushtimin tonë të palëkundur për të ruajtuar vlerat demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *