Në kuadër të Asamblesë së 149-të të Unionit Ndërparlamentar (IPU), që po zhvillohet në Gjenevë, pata nderin të kontribuoj në debatin e përgjithshëm mbi temën: “Shfrytëzimi i shkencës, teknologjisë dhe inovacionit për një të ardhme më paqësore dhe të qëndrueshme.”
Gjatë këtij debati, theksova rëndësinë kritike që kanë shkenca, teknologjia dhe inovacioni (SHTI) në formësimin e të ardhmes sonë. Ndër të tjera fola edhe për rolin e parlamenteve në mbështetje të politikave që promovojnë akses të barabartë në teknologji.
Potencova që duhet të jemi vigjilentë me menaxhimin e rreziqeve që sjellin tekonologjitë si inteligjenca artificiale, pasi natyra e përdorimit të saj të shumëfishtë ngrit çështje dhe dilema komplekse rreth sigurisë. Në këtë kontekst, përgatitja e draft Kartës për Etikën e Shkencës dhe Teknologjisë nga Grupi i Punës i UNP-së për Shkencë dhe Teknologji paraqet një udhërrëfyes për të parandaluar keqpërdorimet etike të teknologjisë.
Gjithashtu, shpjegova përpjekjet dhe hapat që po bën Maqedonia e Veriut në avansimin e sistemit të digjitalizimit, ndërsa në veçanti nënvizova se si deputet dhe parlament, jemi të fokusuar të sigurojmë mekanizma ligjorë për të krijuar mjedise më të sigurta në internet, duke parandaluar sulmet dhe krimin kibernetik.