Isha i nderuar që me rastin e hapjes së vitit akademik 2024-2025 t`i drejtohem të pranishmëve në Universitetin Marmara në temën “Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në nivel historik dhe politik, çështjet aktuale në botë”.
Theksova se kemi gjeografi dhe historinë e përbashkët, arsimin, kulturën dhe ndërtimin e kombit, si dhe u fokusova në perspektivat se si mund të duket bota e përbashkët në të ardhmen.
Shpreha bindjen se Ballkani do të ribashkohet, jo vetëm si një tërësi gjeografike, por edhe si një vend kontakti i qytetërimeve, kulturave dhe religjioneve në përmasë më të gjerë, ku do të mbizotërojë paqja, siguria dhe mirëqenia.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull se në këto hapësira mund të ndërtohet bashkëjetesë, duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri me diversitete, por në unitet të tërësishëm.