Kryeparlamentari Gashi realizoi takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë Italiane dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani

Realizova takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë Italiane dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, i cili po e viziton Maqedoninë e Veriut.
Me këtë rast e falënderova Italinë për mbështetjen e konsiderueshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe theksova se të dyja vendet tona kanë shënuar së fundmi 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe se marrëdhëniet tona janë tradicionalisht të mira dhe miqësore, me dialog politik aktiv dhe bashkëpunim dinamik sektorial.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *