Sot, Komisioni Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme. Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë.
Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të liçencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e liçencave duhet të përgjigjen.
Kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online.