Mbrëmë gjatë një darke me Kryeministrin Mickovski dhe ministrat që ishin pjesë e delegacionit, patëm nderin të kemi si mysafir ish-ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Philip Reeker. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer disa fjalë për proceset e sigurisë dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme që ndikojnë rajonin dhe më gjerë.