Në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s në të cilin bashkë me kolegët e mi nga parlamentet e vendeve anëtare, e shënojmë jubileun e 75 – vjetorit të themelimit të Aleancës më të fuqishme të sigurisë në botë, mbajta një fjalim në të cilin e theksova vetëdijen tonë rreth përgjegjësisë për plotësimin e detyrimeve, të cilat dalin nga anëtarësimi në NATO. Gjithashtu e shpjegova edhe kontributin që e japim në realizimin mbrojtjes kolektive.
Si vend anëtar i NATO në një rajon fragjil, në të cilin janë disa shtete që nuk janë anëtare të Aleancës, ose kanë shkallë tjetër të partneritetit, mbetemi të përkushtuar në promovimin e atmosferës dhe stabilitetit politik në rajon.