Takova aktivistë dhe anëtarë të Alternativës, Forumin e Gruas, Forumin Rinor, shefat e shtabeve e kryetarët e degëve për të festuar rezultatin e madh të 8 majit.
I falënderova nga zemra për angazhimin e tyre në fushatë dhe para saj, vazhdimisht, duke bërë të mundur që zëri për ndryshim të arrijë në çdo shtëpi shqiptari. Ju faleminderit!
Biseduam për sfidat që na presin në mandatin qeverisës dhe prioritetet tona në këtë qeveri.
Ndryshimi u bë! Tani të punojmë ashtu siç na ka hije.