LIDHJA EUROPIANE PËR NDRYSHIM: Teatri teknik përfundoi, tu kthehemi skandaleve korruptive të BDI-së

Të nderuar perfaqësues të mediave,
Perdja u ul, shfaqja përfundoi. Rapsodët morën bakshishin, propagandistët milionerë paluan honoraret e majme dhe ikën nëper shtëpitë e tyre. Është koha t’i kthehemi realitetit.
Me këte rast do t’u referohem disa temave aktuale dhe publikisht ta pyes kryeministrin Teknik për disa çështje:
⁃ U zotua për luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sot po ia kujtojmë aferat me të cilat identifikohet ai dhe partia e tij:
• SORAVIA – 35 milion euro të keqpërdorura në kurriz të qytetarëve për pasurimin e Drinit;
• LLOTARIA – 40 milion euro të shpenzuara për furnizimin me aparate të reja për kumar dhe për rritjen e numrit të kazinove për 4 vite mandat të Artan Grubit si zv. Kryeminstër i parë. A jeni në dijeni që ditën kur ju mandatoheshit për kryeministër, në një kabinet tjetër, Artan Grubi me Perparim Bajramin realizuan deal-in e radhës për 12 milion euro për aparate bixhozi?! 12 milion euro janë 12 shkolla; 12 çerdhe; 12 ambulanca; 30 fusha sportive; aq shumë libra shkollorë sa për t’i furnizuar edhe shkollat e Kosovës e Shqipërisë!
• DURMO TURS – a do t’i vizitoni familjet e atyre që humbën jetën në tragjedinë e Llaskarcës dhe si do tua shpjegoni se gjyqsori i RMV-së, nën presionin politik të Qeverisë tuaj, pasi që e zvarriti lëndën për pesë vite, solli dënime qesharake për fajtorët?!
• SPITALI MODULAR – si ndjeheni kur pjesëtar i kabinetit tuaj është Ministri i financave, vëllai i të cilit, qartazi për shkak të ndikimit politik mbi gjyqësorin i shpëtoi dënimit për djegien e 14 personave të shtrirë për mjekim?!
• BESA TRANS – kërkoj përgiigje sot: kur do t’a lironi giyqësorin nga kthetrat e politikes që të mund të sjellë vendime të drejta, të paanshme dhe që sadopak do të zbusin dhimbjen e atyre që kanë humbur edhe familje të tëra në atë tragjedi?!
BDI – partneri tradicional dhe i palëkundur i miqve ndërkombtarë në vend dhe jashtë, ka nisur një fushatë armiqësishë duke sulmuar ambasadorët të cilët edhe me fjalë edhe me vepra angazhohen për agjendën europianizuese të vendit tonë.
Si u bë që nga partner kryesor, u kthyet në frenuesin kryesor të procesit integrues, e t’i drejtoheni një ambasadori me fjalor rruge “shiko punët tua!”
Përse ambasadorët dhe të dërguarit ndërkombëtar tani po e kapercejnë adresën politike të liderit të BDI-së.
Si u katandis që BDI që në emërtimin e saj ka fjalën integrim të shndërrohet në parti e listave të zeza amerikane
⁃ Të flasim pak për kapacitetet demokratike të kryeministrit teknik:
• Ne nuk kemi më asnjë dilemë përse pikërisht Talat Xhaferi ishte i përzgjedhuri për postin e kryeministrit teknik – janë pikerisht aftësitë e tij për hile procedurale që e bëjnë të pazevendësueshem për të kryer punë teknike – ua kujtojmë edhe njëherë, se pikerisht ai, me hilet dhe dinakërinë e tij, bëri gjithçka, keqpërdori institucionet, autoritetin e kryetarit të parlamentit, shkeli ligjet dhe rrezikon edhe pergjegjësi penale për rrënim të procesit zgjedhor, me të vetmin qëllim që opozita të mos e marrë vendin që i takon me ligj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve!
Të nderuar qytetarë,
Lidhja Europiane për Ndryshim nuk ka asnjë iluzion – një kryeministër me mandat teknik nuk ka as kompetenca, as fuqi, e as legitimitet për të adresuar apo për të zgjidhur cilëndo nga këto tema aktuale! Kjo dëshmon se emërimi i
tij ishte vetëm formalitet në tentim për të mbular krimin dhe korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga klika e kazino-klanit dhe klaneve tjera të ngjashme me to. Asnjë reportazh, asnjë glorifikim folklorist, asnjë teatër me paratë e qytetarëve nuk do të arrijë të fshijë zullumin që BDI-ja, SORAVIA, LLOTARIA, EUROVIA, janë duke ushtruar ndaj qytetarëve. E megjithatë, ne jemi këtu për të mos heshtur dhe per të kërkuar Ilogari – se shqiptarët janë lodhur me forma, janë lodhur me mashtrime, janë lodhur me iluzione se diçka vërtetë ka ndryshuar në jetën e tyre me Talatin kryeministër teknik.
LIDHJA EUROPIANE PËR NDRYSHIM.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *