Sonte, kur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me propozim të Jordanisë, 120 shtete të botës e votuan rezolutën për armëpushim të menjëhershëm, afatgjatë dhe të qëndrueshëm humanitar, kundrejt 14 votave kundër dhe 45 abstenimeve, për fat të keq Maqedonia e Veriut nuk gjeti kurajë që ta mbështesë këtë rezolutë.
Kjo është arsyeja që AlternAtivA të deklarojë se distancohet nga kjo votë e Maqedonisë së Veriut dhe e gjykon si votë kundër paqes, armëpushimit dhe ndihmës humanitare për civilët e rrezikuar në Rripin e Gazës. Meqë e dimë se kjo është bërë me udhëzim të Ministrisë së Jashtme, kjo edhe njëherë na bind se ministri i Jashtëm dhe subjekti që ai e përfaqëson, por edhe në përgjithësi kjo qeveri, në emër të servilizmit, është në gjendje të jetë edhe kundër paqes dhe në mbështetje të dhunës dhe të luftës.
Sidoqoftë, AlternAtivA e përshëndet miratimin e kësaj rezolute, të cilën e kanë votuar edhe shtete si Franca, Belgjika, Zvicra etj., dhe bën thirrje që edhe në Rripin e Gazës të ndalen luftimet dhe t’i jepet shans dialogut dhe bisedimeve. Jeta e civilëve është mbi secilin interes politik.
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 27.10.2023