Të premten (14 korrik) kisha kënaqësi që të marr pjesë në përvjetorin e Republikës Franceze, që u shënua nga Ambasada e Francës në Shkup.
Duke ia uruar Ditën e Republikës Ambasadorit Frëng në Shkup, z. Cyrille Baumgartner, e theksova edhe rëndësinë e madhe që ka partneriteti ynë me Francën në rrugën tonë europiane.
Si aleate e jona në NATO dhe si mbështetëse e jona në procesin e eurointegrimit, Franca mbetet një shtet në të cilin ne kemi gjetur gjithnjë mbështetje dhe mirëkuptim.
Përveç kësaj, duke qenë një model i organizimit republikan në Europë, Franca për ne paraqet një burim vlerash të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Ndërsa demokracia franceze është ndër ekzemplarët më të suksesshëm të këtij organizimi shoqëror në botë.