Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim Sh.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin, u.d. Ambasadorit të Katar-it.

Kisha kënaqësinë që të mirëpres në takim Sh.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin, u.d. Ambasadorit të Katar-it. Konfirmuam marrëdhëniet miqësore mes dyja vendeve tona, ndërsa diskutuam mundësitë e avancimit të bashkëpunimit parlamentar. Shqyrtuam fusha të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit si në aspektin bilateral ashtu edhe në atë multilateral, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe promovimit të vlerave të paqes. I dëshirova suksese në detyrën e tij, dhe u pajtuam të kontribojmë në ngritjen e marrëdhënieve tona diplomatike.