Kisha privilegjin e jashtëzakonshëm të drejtoja një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, me temën “Sfidat e të rinjve në shekullin e ri”.
Në këtë ligjeratë interakitve, diskutuam me studentët problemet kryesore me të cilat përballen të rinjtë, si papunësia, “migrimi i trurit” dhe korrupsioni, që shpesh krijojnë një ndjenjë humbjeje të prespektivës dhe shpresës për të ardhmen. Theksova se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes angazhimit të të rinjve në jetën publike dhe proceset vendimmarrëse. Në këtë drejtim, u fokusuam te ndjenja e atdhedashurisë dhe përgjegjësisë ndaj vendit, ku i inkurajova studentët të mos qëndrojnë indiferent ndaj problemeve por të kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e shoqërisë.
Ishte frymëzuese të shihja një rini intelektuale dhe të përkushtuar, ndaj falenderova studentët dhe profesorët për mundësinë e këtij dialogu.