Takova përfaqësuesit e Fondacionit për Demokraci Westminster. Biseduam rreth bashkëpunimit të deritanishëm të Kuvendit me Fondacionin dhe mënyrat se si ta thellojmë e avancojmë këtë bashkëpunim.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe Fondacioni për Demokraci Westminster bashkëpunojnë në projekte të ndryshme për rritjen e kapaciteteve të shtëpisë ligjvënëse, në kuadër të Memorandumit për Bashkëpunim, të përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë.