11 Korriku i Srebrenicës sivjet po vjen bashkë me Rezolutën për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë

11 Korriku i Srebrenicës sivjet po vjen bashkë me Rezolutën për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë, një mirënjohje ndërkombëtare për këtë vepër gjenocidale para 29 vjet gjatë agresionit mbi Bosnjë e Hercegovinën.
Ndonëse viktimat e varrezës në Potoçari, si edhe ata që akoma janë ta pagjetur nëpër varreza masive, na flasin me heshtjen morbide dhe pyetjen se “cili ishte faji që ne u ekzekutuam?”, megjithatë të gjithë ne – pra edhe si shtet, edhe si shoqëri – këtë vit kemi një arsye që me ndërgjegje tjetër t’i kujtojmë ata, sepse, sado pak, kontribuam që masakrës së Srebrenicës t’i njihet statusi ndërkombëtar i gjenocidit.
Don’t forget Srebrenica!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *