𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐕𝐄𝐓𝐄̈𝐕𝐄𝐍𝐃𝐎𝐒𝐉𝐄 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐧𝐠𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐋𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦!

Sot me datë 24.12.2023, në zemër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin “Skenderbeu”, Lidhja Evropiane për Ndryshim bëri hapjen e zyres së përbashkët të koalicionit.
Në hapjen e zyrës morrën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, z. Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti.
Izet Mexhiti mes tjerash potencoi:”Më gëzon fakti që në këtë ditë të bukur, frontit tonë opozitar iu bashkangjit edhe Lëvizja VETËVENDOSJE, dhe pas ndryshimit në Kosovë dhe Luginë, bashkarisht do e sjellim ndryshimin e shumëpritur edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.
Bilall Kasami para të pranishmëve theksoi:”Qeverisja jonë do të jetë ndryshe, siç jemi edhe sot në këtë zyre në vend kaq frekuent, në mesin tuaj, kështu do ta bëjmë bashkë me ju edhe qeverisjen, duke shkuar ne te qytetarët për të qenë sa më afër që të zgjidhim hallet dhe nevojat e qytetarëve”.
Afrim Gashi shtoi: “Mirëseerdhët në hapjen e kësaj zyre në zemër të Çarshisë, çdo natë e erët e pret agimin, çdo dimër i ftohtë e pret pranverën, edhe këtu tek ne 8 Maji përfundimisht do të sjell pranverën te shqiptarët dhe gjithë bashkarisht në këtë zyre do ta festojmë fitoren e madhe”.
Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti mes tjerash tha: “Lëvizja VETËVENDOSJE po bëhet shtylla e katërt e këtij fronti opozitar për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut. Këtu sot po flas edhe si ish-anëtar i Aleancës për Shqiptarët, duke e ditur mentalitetin dhe frymën e strukturës së kësaj partie, i ftoj të bëhen pjesë e këtij koalicioni fitues që ta bëjmë ndryshimin e madh bashkë”.
Ndryshe, kjo zyre do të jetë e hapur për çdo qytetarë dhe si i tillë do të shërbej si pikë e organizimit të aktiviteteve të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *