Zv.ministrat nga radhët e VLEN-it përfaqësojnë dinjitetin, profesionalizimin dhe shpresën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!

Me krenari dhe përkushtim të thellë, koalicioni VLEN njofton se kandidatët tanë sot u votuan në Kuvend për pozicionet e zëvendës-ministrave. Këta zëvëndës ministra të shquar përfaqësojnë vlerat më të larta të dinjitetit, profesionalizmit dhe shpresës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Me një biografi të provuar të integritetit dhe përkushtimit ndaj shërbimit publik, dhe pa asnjë njollë korruptive kandidatët tanë janë të përgatitur për të sjellë ndryshime të prekshme dhe pozitive. Në një kohë kur krimi, korrupsioni, bixhozi dhe sjelljet devijante kërcënojnë shoqërinë tonë, ne besojmë se këta individë të zgjedhur janë çelësi për një transformim të vërtetë.
VLEN-i është shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Urime zëvendës ministrave të sapozgjedhur!
May be an image of 6 people

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *