Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit e kujtojmë rolin e madh që kanë mediat dhe gazetarët në informimin e drejtë të opinionit, bashkë me sakrificën që e bëjnë, herë-herë edhe me jetën e tyre, për të zbardhur ngjarje dhe dukuri të ndryshme shoqërore. Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri, përfitoj nga rasti të them se kujdesi për lirinë e fjalës së lirë dhe të lirisë së shtypit, në përgjithësi, flet për kapacitetin tonë demokratik si shtet dhe si shoqëri. Përkundër ndotjes së shpeshtë të mjedisit medial nëpër rrjete sociale, që në botën posmoderne të zhvillimit të ri teknologjik është bërë e pakontrollueshme, AlternAtivA ka dëshmuar se e respekton deri në fund këtë vlerë dhe angazhohet që edhe të tjerët të angazhohen për respektimin, mbrojtjen dhe afirmimin e saj.
Afrim Gashi.