Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shënuam 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë dhe dërguam mesazhe për përkushtimin dhe kultivimin tonë të vlerave demokratike, si të drejtat e njeriut, liritë dhe zgjedhjet e drejta, barazia para ligjit, kufizimet kushtetuese të pushtet, pluralizëm social, ekonomik dhe politik, tolerancë, bashkëpunim dhe kompromis.
Në këto 33 vite, ne kemi praktikuar demokracinë, duke mësuar njëkohësisht vlerat e saj dhe duke kuptuar kuptimin e parimeve të saj. Një nga mësimet që kemi përvetësuar është se baza e demokracisë është dialogu, veçanërisht ndërmjet aktorëve politikë në shoqëri, mbi të gjitha mes deputetëve, si përfaqësues të popullit.
Parlamenti ynë ka të gjitha mjetet e nevojshme për të avancuar politikat dhe kornizat ligjore për sundimin e ligjit dhe për të parandaluar dhe mbrojtur nga diskriminimi. Prandaj duhet të punojmë së bashku për zhvillimin e demokracisë në vend.