Shumica LSDM-BDI, duke shkelur të gjitha vlerat demokratike dhe europiane të vendit, dëshiron që plotësisht të mbajë në kontrollë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes së cilit, tenton të falsifikojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e lënë opozitën shqiptare pa përfaqësues në këtë Komision. Ky veprim, përveç se nuk është evropian dhe demokratik është veprim i njejtë si në Serbi, ku zgjedhjet e fundit janë tepër të dyshimta dhe miku i BDI-së Aleksandar Vuçiç është fitues i kontestueshëm, por edhe si në Rusi, ku Vlladimir Putin me diktaturë mban pushtetin.
Por, pasi që bllokuesi kryesor për zgjedhjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, Talat Xhaferi, nuk është më kryetar i Kuvendit, dëshirojmë që pushtetit ti japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, z. Abdush Demiri.
Me këtë veprom kryetari i ri do të dëshmojë se punon në interes të gjithë qytetarëve e jo në interes të BDI-së dhe pushteti që tenton të manipulojë zgjedhjet. Mitrevski e din se kandidati tjetër është propozuar nga parti e sapoformuar, e cila ende nuk ka dalë në zgjedhje dhe nuk ka marrë asnjë votë, madje dhe se është parti e cila është pjesë e pushtetit, pasi kuadrot e sajë janë shpërblyer me drejtori, vetëm para pak kohësh, me siguri, pasi i bënë shërbim BDI-së dhe pushtetit duke propozuar kandidat në KSHZ.
Andaj sot i bëjmë apel që të reflektojë dhe të caktojë sa më shpejtë seancën e Komisionit përkatës dhe seancën plenare për votimin e kandidatit të opozitës shqiptare. Nëse edhe kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski do të vazhdojë të bllokojë këtë proces, njëjtë si Talat Xhaferi atëherë do të dëshmohen dy gjëra, se BDI dhe LSDM bashkë po tentojnë të gjymtojnë KSHZ-në me qëllim që të falsifikojnë zgjedhjet, dhe se koalicioni i tyre po shkon drejt futjes së vendit në komunizëm dhe jo në BE.
Po ashtu informojmë kreun e Kuvendit se nëse kjo e drejtë nuk i jepet opozitës shqiptare brenda disa ditëve, atëherë ne do të vazhdojmë bojkotin e punës së Kuvendit.