Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art po bëhet realitet!

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një nismë të rëndësishme që përfaqëson një hap të madh përpara në zhvillimin e kulturës dhe intelektualizmit shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Në përputhje me premtimet tona dhe përkushtimin tonë të palëkundur për të nxitur vetëdijen kombëtare shqiptare në fushat e shkencës, artit ne po ndërmarrim hapat e parë për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art.
Në fazën fillestare, kjo nismë do të financohet nga komunat e më pas, do të punojmë drejt sigurimit tëmbështetjes shtetërore, duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur.
Ne besojmë fuqimisht se Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që aspirojnë të përparojnë në këto fusha dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët në Maqedoni të Veriut.
Kjo nismë është një dëshmi e përkushtimit tonë për të realizuar premtimet tona dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Akademikët janë pasuria e shtetit tonë, dhe është koha që të kalojmë nga fjalët në veprime konkrete.
Së bashku, ne mund të kapërcejmë çdo sfidë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne.
KALOJMË në VEPRIM!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *