Në një mbrëmje gala, Kryetari i Kuvendit priti anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në një atmosferë miqësore, kisha kënaqësinë të pres anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në një mbrëmje gala, të organizuar për nder të mbledhjes së rregullt vjetore që po zhvillohet në Shkup. U urova mirëseardhje të përzemërt dhe duke shënuar tre përvjetorë të rëndësishëm, theksova angazhimin tonë serioz për të ruajtur paqen dhe sigurinë, si vlerat e përbashkëta që i kultivojmë në kuadër të Aleancës.
Anëtarësimi në NATO është simbol i sigurisë, paqes dhe prosperitetit, dhe si anëtar i respektuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-së, shpreha bindje se diplomacia parlamentare ka një rol jetik në partneritetin e besueshëm. Prandaj është detyra jonë të përforcojmë këto lidhje për krijimin e shoqërive të sigurta dhe një bote paqësore.