Kisha kënaqësinë, që në Kuvend, së bashku me përfaqësues nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), si dhe përfaqësues nga amabsada e Zvicrës, të shënojmë në mes të të rinjëve, Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat.
Ky aktivitet, i përqëndruar në rolin e të rinjëve, arsimit, institucioneve, mediave dhe organizatave joqeveritare, në përgatitjen për sfidat me katastrofat e ndryshme natyrore dhe ngrohjen globale, theksoi nevojën e angazhimit dhe bashkëpunimit gjithëpërfshirës në këtë proces jetik.
Theksova që katastrofat nuk njohin kufijtë as kombet, ndërsa pasojat e tyre paraqesin kërcënim real për mirëqenien dhe jetën e njerëzve, për këtë arsye, është thelbësore të forcojmë qëndrueshmërinë e gjeneratave të reja, si bartës të ndryshimeve shoqërore.
Informova që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është pjesë e Sistemit për Menaxhimin me Krizat, ndaj është vendi i duhur që të diskutohet se si mund të përmirësojmë strategjitë dhe praktikat tona për menaxhimin e rrezikut, bashkë me qeverinë, sektorin privat dhe të rinjtë të cilët sjellin perspektiva të reja dhe ide inovative.
Duke falënderuar të gjithë për prezencën dhe përkushtimin në këtë drejtim, i kujtova ,që bashkimi i forcave tona në këtë drejtim, nuk paraqet vetëm ideal por edhe përgjegjësi të përbashkët