Ministri Orhan Murtezani edhe zyrtarisht udhëheq me EUROSAR-in dhe iniciativën Adriatiko-Joniane
Ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, që vjen nga radhët e Koalicionit VLEN, gjatë ditës së sotme ka pasur një mori aktivitesh dhe takimesh në kuadrin e Takimit Ministror të iniciativës Adriatiko-joniane dhe EUSAIR –it kornizë rajonale e cila nxitë bashkëpunimin, integrimin dhe vlerat e përbashkëta evropiane në mes të 10 shteteve të rajonit Adriatiko-joniane.
Plani i reviduar i Veprimit të EUSAIR-it, me fokus në zgjerim, hap mundësinë të për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së dhe të përforcojmë ndikimin pozitiv të reformave.
Murtezani i cili mori pjesë edhe në panelin e ministrave për fondet evropiane foli midis tjerash për të ardhmen evropiane të EUROSARIT, strategjinë dhjetëvjecare si dhe integrimin në Bashkimin Evropian.
“ Si vend i cili së shpejti do të marrë kryesimin me këtë strategji, e ndava vizionin e Maqedonisë së Veriut për makrorajon Adriatiko-jonian më të fortë, më dinamik dhe më të lidhur. Përmes infrastrukturës më të mirë, përfshirjes digjitale, pjesëmarrjes më të madhe të të rinjve dhe bashkëpunimit të hapur me sektorin civil dhe privat, mund të krijojmë një hapësirë të vërtetë për rritje të përbashkët.
Për më tepër, Maqedonia e Veriut do të marrë edhe koordinimin me shtyllën tematike “Lidhja e rajonit”, theksoi ministri Murtezani.
Edhe zyrtarisht, ministri Orhan Murtezani mori kryesimin e Forumit EUROSAR dhe iniciativës Adriatiko-Joniane.
Në margjina të këtij Forumi, ministri Orhan Murtezani realizoi një takim edhe me ministrin slloven për kohezion dhe zhvillim rajonal, Aleksander Jevshek, me të cilin diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të projektit të ri Facility Point, si dhe për shkëmbimin e eksperiencave në menaxhimin e programeve Interreg, të cilat janë mjete të rëndësishme për shfrytëzimin e fondeve të BE-së në të ardhmen.




