Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e thellë për tragjedinë që ka përfshirë qytetin e Los Anxhelosit, SHBA, ku zjarret shkatërruese kanë marrë jetë dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke detyruar evakuimin e qindra mijëra njerëzve.
Shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe solidarizohemi me popullin e autoritetet e SHBA-së në këto momente të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.