Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon e cila arrkëtoi këstin e parë prej 52.4 milionë euro nga Agjenda Reformuese sipas planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor – dëshmi për përkushtimin tonë ndaj reformave.
Ky është vetëm hapi i parë nga mbështetja financiare prej 750 milionë euro nga BE-ja – investim i cili na afron deri te standardet evropiane dhe sjell jetë më të mire për të gjithë qytetarët tanë.
Çfarë vijon ?
– Një javë më parë dorëzuam kërkesën për lirimin e 17.1 milionë euro për hapa konkretë të reformave.
– Në qeshor është paraparë kërkesë e re për 70.6 milionë euro.
Në Raportin Vjetor deri te Komisioni Evropian, i prezantuam qartë rezultatet e arritura të deri tanishme dhe planet ambicioze në ekonomi, sundimin e ligjit, dixhitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër.
Vazhdojmë me punë! 





