Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI-ja, njëjtë si dikur Nikolla Gruevski, ka filluar luftë edhe me ambasadorët e BE-së

Derisa ambsadorët e BE-së flasin për integrimin europian, Bashkimi Demokratik për Integrim e rrah gjoksin duke u mburrur se ata janë faktori kryesor për këtë proces. Por, kur ambasadorët e BE-së flasin për krimin, korrupsionin dhe abuzimin me drejtësinë, tema në të cilat BDI-ja aktori kryesor abuzues, po kjo parti – njësoj si Nikolla Gruevski dikur – del dhe i sulmon ambasadorët si njerëz që përzihen në punë të brendshme të Maqedonisë së Veriut. Këtë e bëri dje zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, i cili e sulmoi ashpër ambasadorin e Holandës në Shkup, i cili ditë më parë në një takim me kreun e BDI-së shprehu shqetësimin se Maqedonia e Veriut lë shumë për të dëshiruar në sistemin e drejtësisë. Si duket, BDI-ja e ka marrë mbi vete deklarimin e ambasadorit holandez, ngase ata në disa raste janë dëshmuar si abuzues me emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe me presionet ndaj tyre, siç ishte rasti i presionit ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, ose edhe shpërblimi për Sasho Mijallkovin, që e bënë pikërisht gjykatësit e emëruar nga BDI-ja.
Qëndrimi anti-BE i lidershipit të BDI-së edhe një arsye më shumë që në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhet rotacioni politik, ashtu që kjo parti të shkojë në opozitë, që të mos mund ta pengojë edhe më shumë integrimin e vendit në BE, duke i dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët dhe standardin e tyre jetësor.
Kur kësaj ia shtojmë edhe tendencën e BDI-së dhe të kësaj shumice për ta shkelur Kodin Zgjedhor dhe për të na pamundësuar marrjen e anëtarit tonë në KSHZ, është shumë e qartë se kjo parti ka hequr dorë edhe nga demokracia, duke synuar kështu monopol të plotë mbi shtetin.
Duke qenë të bindur për këtë, Lidhja Europiane për Ndryshim kërkon nga vendet e BE-së që ta shqyrtojnë pozicionin e tyre kundrejt Artan Grubit dhe BDI-së, që mos të lejojmë të prodhohet edhe një Nikolla Gruevski i ri në Maqedoninë e Veriut.
Shkup, 12.01.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *