Bashkë me Izetin dhe Bilallin sot realizuam një takim të frytshëm pune me shefin e Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Kilian Wahl.
Me këtë rast Ambasadorin Wahl e njoftuam lidhur me pikëpamjet e Lidhjes Evropaine për Ndryshim rreth situatës së rënduar aktuale politike dhe ekonomike në vend. Mbi të gjitha shfrytëzuam mundësinë që ambasadorit të OSBE-së t’ia percjellim shqetësimin tonë rreth këmbënguljes së pushtetit që opozitës shqiptare mos ti japë vendin e merituar të anëtarit në KSHZ.
Gjithashtu, në takim u diskutua lidhur me shqetësimin që diaspora shqiptare nuk do të ketë mundësi të votojë në zgjedhje, për shkak të mospasjes së vullnetit për organizimin e tyre, nga frika se votat e diasporës në shumicë shkojnë në konton opozitës shqiptare.