Kryetari Zeqirija Ibrahimi priti sot në zyrën e tij ambasadorin e BE-së, Shkëlqesinë e Tij, z. Mihalis Rokas.

Sot, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, prita në zyrat e Alternativës ambasadorin e BE-së, Shkëlqesinë e Tij, z. Mihalis Rokas. E informova për angazhimet tona në qeveri si pjesë e koalicionit VLEN, reformat, transparencën dhe përkushtimin tonë ndaj integrimit evropian, ku udhëheqim resorin për Eurointegrime.
Ambasadori Rokas rikonfirmoi mbështetjen e tij për rrugën integruese dhe u zotua për ndihmë të vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *