Kryetari Zeqirija Ibrahimi, bashkë me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi të ftuar në pritjen shtetërore të organizuar me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës

“Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministrit, Albin Kurti, pata nderin të marr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, së bashku me mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, dhe liderët e VLEN-it.
Kjo ditë e shënuar është dëshmi e sakrificës dhe qëndresës së popullit kosovar në rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Pavarësia e Kosovës është një arritje historike që na bashkon dhe na frymëzon për të ardhmen.
Urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët e Kosovës! Le të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe vëllazërinë tonë, sepse ne jemi një! 🇦🇱🇽🇰