Kisha kënaqësinë të zhvilloj takim me Kryetarin e Komunës së Manastirit, z. Toni Konjanovski, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe sfidat aktuale në komunë. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes Kuvendit dhe Komunës, si dhe theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tona ndërinstitucionale në funksion të realizimit të projekteve të përbashkëta që do të përmirësojnë standardet e jetesës për qytetarët e Manastirit. U pajtuam të vazhdojmë angazhimin drejt krijimit të mundësive më të mira për zhvillimin e këtij rajoni.




