Kënaqësi e veçantë që në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë të takoj Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi.
Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në rajon, ku theksova rëndësinë e angazhimit të përbashkët për adresimin e sfidave rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe avancimin e procesit të integrimit europian, si çështje kyçe për të dyja vendet. Vlerësova rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vazhdon të luajë PDK në këtë drejtim.
Shkëmbyem pikëpamje mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, veçanërisht në kuadër të Grupit Parlamentar, ndërsa në prag të zgjedhjeve parlamentare i urova një proces zgjedhor të suksesshëm, të drejtë dhe demokratik.