Kryetari i Kuvendit z. Afrim Gashi mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të emërimit të Radmila Shekerinska si zëvendës-sekretare gjenerale në NATO.

Pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar për nder të emërimit të Radmila Shekerinska si zëvendës-sekretare gjenerale në NATO. E urova edhe njëherë për këtë detyrë të rëndësishme dhe theksova që ky moment, shënon një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Radmilën, por edhe për shtetin tonë. Jam i bindur që me përkushtimin e saj, ajo do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e pozicionit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *