Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim konstruktiv me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Antoni Belanger, si dhe përfaqësues të SPGP-së. Diskutuam për sfidat, hapësirat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës së mediave dhe gazetarëve në vendin tonë. U theksua rëndësia e ndryshimeve ligjore dhe bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve, sindikatave, organizatave dhe mediave, për të siguruar transparencë dhe lirinë e shprehjes, si dhe për të mbështetur zhvillimin e një mjedisi më të favorshëm për gazetarinë profesionale.




