Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi zhvilloi takim zyrtar me z.Lorenzo Fontana, Kryetar i Dhomës së Deputetëve Italisë.

Kisha nderin që në Romë të realizoj një takim zyrtar me z.Lorenzo Fontana, Kryetar i Dhomës së Deputetëve Italisë.
Konfirmuam se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona janë një bazë e fortë për partneritetin në kuadër të NATO-s, bashkëpunimin multilateral dhe përballimin e sfidave globale.
U fokusuam në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar si faktor kyç për realizimin e synimeve tona strategjike, me theks të veçantë në procesin e integrimit europian. Në këtë kontekst, e informova hollësisht për pengesat dhe shpreha mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Italisë në rrugëtimin tonë drejt BE-së, përfshirë këtu miratimin e rezolutave nga Parlamenti Itlaian për mbështetje të procesit eurointegrues.
U pajtuam që të thellojmë më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.