Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, z. Numan Kurtulmush.

Kisha nderin e veçantë të mirëpres në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, z. Numan Kurtulmush.
Kjo vizitë, pak muaj pas vizitës sime në Turqi, dëshmon vazhdimësinë e dialogut të shkëlqyer ndërmjet dy shteteve dhe parlementeve tona, si dhe është një mundësi për të riafirmuar partneritetin e palëkundur. Konfirmuam përkushtimin për paqe, siguri, prosperitet dhe avancimin e objektivave për integrim në BE, duke thelluar njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik, projektet infrastrukturore dhe investimet direkte.
Derisa ky takim përkon me Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke, kisha kënaqësinë t’i uroj këtë ditë të veçantë për gjuhën, kulturën dhe identitetin turk, si elemente të pandashme të mozaikut të shoqërisë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *