Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim Kryesuesin e OSBE-së, njëherit zv.kryeministër dhe ministër e Punëve të Jashtme të Maltës, Sh.T. Ian Borg

Kisha nderin të mirëpres në takim Kryesuesin e OSBE-së, njëherit zv.kryeministër dhe ministër e Punëve të Jashtme të Maltës, Sh.T. Ian Borg, dhe delegacionin e tij, që ndodhen për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ky takim shënon një konfirmim të rëndësisë që OBSE i kushton diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit parlamentar, duke theksuar rolin e Asamblesë Parlamentare të OBSE-së.
Theksova angazhimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për mbështetje të vazhdueshme të misioneve të OSBE-së, përfshirë vëzhgimin e zgjedhjeve dhe organizimin e sesioneve të Asamblesë. Po ashtu, konfirmuam përkushtimin dhe u pajtuam për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, reformave, pavarësisë parlamentare, barazisë gjinore dhe politikave rinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *